HomeRajon

Serbët në protestë, Vuçiç: 1000 njerëz që dalin në shesh do të ndryshojnë fatin e vendit?

Mijëra protestues në Beograd po protestojnë për lirinë e medias dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme nën sloganin ” Dorëhiqu Vuçiç! Por siç raporton BBC, Vuçiç mësohet se ka thënë: Nuk kam frikë!

Tashmë prej disa javësh, opozita serbe ka organizuar protesta paqësore, por të shtunën tensionet u përshkallëzuan teksa protestuesit arritën të futeshin në ambientet e brendshme të televizionit shtetëror serb. Aktivisti i opozitës, thotë se do të vazhdojnë të bllokojnë presidencën dhe nuk do të largohen derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Ndërsa Vuçiç në një deklaratë për mediat u shpreh: “Serbia është një vend demokratik, një vend ku sundon rendi dhe ligji. Protestuesit janë fashistë dhe hajditë të cilët duan të destabilizojnë vendin. Ata janë 100 njerëz dhe mendojnë se kanë të drejtë, dhe mendojnë se Serbia do të ndryshojë fatin e gjithë popult vetëm se duan ata.”


TË NGJASHME