HomeLajme

Serbi që nxiti Dick Martyn të shkruajë akuzat për shqiptarët

Milan St. Protic një prej politikanëve ,historianëve e diplomatëve serb që mbajti një qëndrim te rreptë ndaj masakrave gjenocidit që Serbia kreu ndaj shqiptarëve të Kosovës.Ai dënoi me fjalët me te rënda gjenocidin në Srebenicë.Mirëpo ,së fundmi kanë dalë disa informacione në të cilat thuhet se pikërisht Milan Protic pasi mori postin e ambasadorit në Zvicër ju vu pas Dick Martyt.Arsyeja e kësaj ishte dokumentimi i disa krimeve qe dyshohet se shqiptarët kanë kryer kundrejt serbëve.

Në një emision televiziv ,ai i ka atribuar vetes meritat se ka qenë ai prapa ndërmarrjes serbe për ti bërë shqiptarët përgjegjës për krime lufte.Sipas Protic ,ai është një prej personave kyç ,që ka ndikuar në formimin e Gjykatës Supreme.Përsa i përket shkrimit të senatorit zvicerian për “krimet e shqiptarëve” ,Protic thotë se është bazuar në të dhëna të prokurorisë serbe dhe në këtë mënyrë ka arritur ta bindë senatorin.

Gjatë një emisioni në TV Happy të Serbisë ,historiani ka shpjeguar të gjitha prapaskenat e përgatitjes së raportitprokurorit zviceran rreth pretendimeve për trafikim organesh dhe krime lufte.

Protici tregon, se me të shkuar si ambasador në Zvicër ,ai tregon se nuk ishte i informuar se cfarë pune do të bënte.Emërimi i Dick Martyt si si raportues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për rastin e “Shtëpisë së Verdhë” ,ishte ajo që kishte ndryshuar gjithcka.

Pas kësaj ,Protic tregon se ai kishte bërë gjithcka për tu informuar sa më mirë rreth Dick Marty.

Protic thotë se pas emërimit të Martyt, kishte shkuar për të takuar drejtuesin e Prokurorisë për Krime Lufte, Vukçevic, dhe zëvendësin e tij Bruno Vekaric.

Raporti prej 1000 faqesh ,i cilesuar si i mrekullueshëm nga Protic ,përmbante pretendimet e dy prokurorëve për krime lufte,Pasi arriti ta siguronte këtë raport ,ai kishte bërë përpjekje për të takuar prokurorin zviceran.

Protic thotë se përpjekja e tij per tu takuar me Marty dhe për ti dorëzuar atij raportin e Prokurosisë Serbe për Krime Lufte, zgjati plot një vit e gjysmë.

Edhe sot pas shumë vitesh ,Protic tregon se kur lexon raportin e Dick Marty për pretendimet e trafikimit të organeve ,duket se është i mbështetur plotësisht në raportin 1000-faqësh.

Duke u përgatitur për të shkuar në Zvicër, mendoja për atë se çfarë do të kryeja unë atje. Dhe pikërisht në atë kohë Dick Marty u emërua raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me rastin e Shtëpisë së Verdhë, në bazë të asaj që Carla del Ponte e shkroi në librin e saj të memorieve “Unë dhe kriminelët e luftës” dhe paralelisht me këtë katër gazetarë të guximshme të B92 bënë më duket katër emisione të jashtëzakonshme për shtëpinë e verdhë dhe duke u përgatitur për të shkuar lexova gjithçka që munda dhe që gjeta për Dick Martyn – kush është, çka është, prej nga është dhe paralelisht me këtë, kokë në vete, shkova në Prokurorinë për krime lufte, që atëherë e drejtonte prokurori Vukçevic dhe Bruno Vekaric, miku im i vjetër dhe i mirë, ishte zëvendës i tij, për të parë se çfarë kemi ne nga materiali dëshmues. U tregua se prokuroria jonë dispononte me material jashtëzakonisht mirë të punuar me mbi 1.000 faqe, fotografi, dëshmitarë… Një dokument i mrekullueshëm. Dhe atëherë ajo më dha një energji shtesë që të tentoj pas ardhjes në Bernë ta kërkoj Dick Martyn dhe të bisedoj me të se a do të ishte ai i gatshëm ta marrë për shqyrtim atë material dëshmues me të cilin dispononim ne dhe ta shohë se çfarë ka aty. Dhe kështu kjo zgjati një vit e gjysmë, deri sa pas një sërë rrethanash fatlume ia dolëm në krye. Tash, pasi ka kaluar aq shumë kohë, mund të them se raporti në pjesën më të madhe është i mbështetur në atë material të cilin e përgatiti prokuroria jonë dhe i cili atij iu dorëzua në, si t’i quaj, rrethana mjaft jopublike, ndoshta edhe konspirative”, ka thënë Protic, në intervistë.

Historiani serb tregom gjithashtu se propozimi për Gjykatën Speciale del pikërisht nga raporti i Martyt dhe se pas publikimt të këtij raporti ai ishte i përgatitur edhe për reagimet e shumta të ndërkombëtareve.

Sot pas themelimit të Gjykatës Speciale ,Protic tregon se në fillim ai ka qenë skeptik se një gjë e tillë mund të ndodhte ,por sot ai ndihet mjaft i kënaqur që një raport i tillë dha rezultat.
“Sinqerisht, në atë kohë, ai raport u paraqit në dhjetor 2010, nëse më kujtohet mirë, në të punohej nga mesi i vitit 2009, kisha disa pritje se pas publikimit të një raporti të tillë preciz patjetër do të pasojë një reagim ndërkombëtar. Në rekomandimet në fund të atij raporti Dick Martyt propozoi themelimin e një gjykate të tillë. Por, zhvillimet e mëvonshme, pas publikimit të raportit, më bindën për të kundërtën dhe më duhet të pranoj, nuk besoja se do të dalë ndonjë gjë nga ajo punë dhe në një masë të madhe e fajësoja ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme në Beograd për politikën, apo taktikën e gabuar lidhur me raportin e Martyt.”

Dhe kjo që ndodhi kohët e fundit më befasoi shumë për të mirë dhe më dha një satisfaksion shtesë se ajo që është bërë para pothuajse 10 viteve megjithatë nuk mbeti pa ndonjë efekt. Qëndrimi im edhe atëherë ishte, edhe para asaj, edhe sot është se pas të gjitha atyre që ndodhën dhe pas tërë asaj që e bëmë pas rënies së Milloshevicit për t’i zbuluar dhe sanksionuar krimet që janë bërë në emrin tonë, e edhe në këtë, siç e di, kam marrë pjesë mjaft, se kemi të drejtë të plotë, edhe morale, edhe politike, edhe ndërkombëtare që të drejtojmë gishtin drejt atyre krimeve që janë të pakontestueshme, për të cilat ka prova të mjaftueshme, e në të cilat viktima ishin serbët, e disa të tjerë ishin fajtorë”, rrëfen Protic.

Sipas Protic ,në qoftë se nuk do të kishte qënë raporti i prokurorëve serb ,nuk do të ishte hartuar as raporti i Dick Marty.Ndërkohë për rastin e “Shtëpisë së Verdhë” ,Protic thotë se ndoshta ky nuk është rasti me ekstrem ,por potencon se është rasti me më shumë prova.

Rasti me ‘Shtëpinë e verdhë’ është një nga të tillat. Ndoshta madje nuk është edhe më drastiku, por gjithsesi është ai për të cilin ka më së shumti prova. Po të mos ishin ato prova as Dick Marty s’do ta shkruante një raport të tillë. Sepse, për të mund të themi çfarë të duam, por sigurisht s’mund të themi se ka ndonjë simpati të veçantë për ne dhe se përgjithësisht është tip i personit që vepron në bazë të simpative ose interesave të veta. Kështu që, ja, një lajm i vogël për ne, i bukur dhe i drejtë, se pas aq vitesh për atë që e ka bërë dikush do të thirret në përgjegjësi”, shton Protic.

Gjate intervistës ,Protic gjithashtu pohoi se ai nuk mund të rrinte duarkryq dhe se e konsideronte një sfidë personale të fliste për krimet e kryera ndaj serbëve.Ipyetur nga gazetari në qoftë se ishte Protic ai që qëndronte pas gjithë këtyre gjërave ,Protic e pohoi menjëherë.

Ai kërkon me të madhe që këto krime të dënohen njëjtë si serbët për krimet e kryera nga këta të fundit.
Protic e mbylli intervistën duke thënë :“Një prej tyre, një prej tyre. Ti e di se mua dreqi s’më lë rehat dhe s’mund të rri duarkryq, kjo për mua ishte sfidë edhe personale, pikërisht për arsyen se aq shumë kam folur për krimet që janë bërë në emrin tonë dhe se është detyra ime që tash, kur jam i bindur se dikush ka kryer krimet më të tmerrshme kundër serbëve, unë duhet të bëj krejt çka mundem që kjo njëjtë të sanksionohet dhe të shënohet si ato krimet që i kanë bërë disa nga bashkëkombësit tanë”.


TË NGJASHME