Botë Lajme Rajon

Serbi, treni ndan më dysh autobusin, 3 viktima e 22 të plagosur

Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë dhe 22 të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e së premtes në afërsi të qytetit të Nishit në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në vendkalimin hekurudhor të Nishit, ku një autobus është përplasur me trenin.

Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, ndërsa në radhët e tyre raportohet të jenë edhe disa fëmijë.

Si pasojë e përplasjes me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë. Aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme në Serbi.

Related posts

21 janari/ Garda kërkon 60 mln lekë

Mila

‘Opozita e bashkuar për sa kohë të jetë Rama’, Shehi: Basha ka defektet e veta, por…

Xhensila Gotanews

Jerome Boateng do të humbasë ndeshjen kundër Liverpool

Oliver news
Na Kontaktoni!