HomeRajon

Serbia gati për betejë ligjore me Kosovën

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vend për shkak të taksës që ka vendosur Kosova ndaj mallrave serbe në nëntorin që shkoi, duke shkelur marrëveshjen CEFTA.

Për këtë arsye, Beogradi po shqyrton mundësinë që të nisë procesin e arbitrazhit.

Rreth kësaj mësohet se ka pasur takime edhe konsultime me ekspertë të brendshëm edhe të jashtëm, në mënyrë që nëse vendoset për arbitrazh të përgatitet strategjia.

“Vetë arbitrazh është një proces i gjatë dhe i papërcaktuar edhe në lidhje me zhdëmtimin, Serbia mund të kërkoj por ka shans të vogël të arrihet ajo”, tha Zvonko Gobeljiç nga Instituti Ekonomik.


TË NGJASHME