HomeSport

Sergio Ramos mohon marrjen e kartonit në mënyrë të qëllimshme

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka mohuar se ka marrë qëllimisht karton kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Ramos ka shkaktuar faull kundrejt Kasper Dolberg në ndeshjen e Real Madrid kundër Ajax në Amsterdam, ndërkohë që Real ishte duke udhëhequr 2-1, duke e lënë kështu jashtë në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.

Një pezullim në këtë fazë të konkurrencës ul rrezikun e mungesës në ndeshjet në raundet e fundit, të cilat janë edhe më të rëndësishme.

Në intervistën e tij pas ndeshjes, Ramos u tha gazetarëve se do të gënjejë nëse do të thoshte se e shkaktoi pa qëllim, duke e përshkruar aktin si një “vendim të vështirë“.

“Në një lojë ka gjithmonë shumë tension dhe duhet të marrësh vendime në sekonda. Gjëja më e mirë për sonte ishte rezultati, më e keqja është se unë nuk do të luaj ne raundin e dytë për shkak të një momenti në lojë,” shkroi ai.

Por gjithsesi në postimet e tij ai duket se mohon marrjene kartonit në mënyrë të qëllimshme.

“Dua të bëj të qartë se kjo më lëndon më shumë se këdo tjetër, nuk e kam marrë me qëllim kartonin e verdhë, ashtu si kartoni i fundit i verdhë që kam marrë në garë.

“Unë do të mbështes nga tribunat si çdo tifoz tjetër duke shpresuar që të hyjmë në çerekfinale.”

Ramos do të përballet me situatën nëse ai shpallet fajtor për marrjen me qëllim të kartonit.


TË NGJASHME