HomeTeknologji

Seria Huawei P30 do të lançohet më 26 mars, sjell një përmirësim të madh në kamerë

Ndërkohë që kompanitë më të njohura të telefonave po përgatiten të njoftojnë pajisjet e tyre të gjeneratës së ardhshme në Mobile World Congress (MWC) 2019 javën e ardhshme, Huawei po heziton. Gjiganti kinez i teknologjisë do të zbulojë serinë e ardhshme P30 më 26 mars në një ngjarje që do të zhvillohet në Paris, Francë.

Huawei tashmë konfirmoi më parë këtë muaj se do të lansoj pasardhësin P20 në mars, ndonëse nuk ishte dhënë një datë e saktë në atë kohë. Postimi i ri nga kompania nuk ofron shumë informacione në lidhje me pajisjen sa i përket veçorive, por imazhi që shoqëron atë lë të kuptohet që telefoni do të sjell një përmirësim të madh ne kamerë.

Fotoja, në veçanti, tregon një perspektivë të kullës Eiffel nga një lente zmadhimi me titullin “Rregullat u bënë që të rishkruhen”. Është e mundshme që seria P30 do të mburret me një kamerë me një aftësi për të përmirësuar aftësinë e zmadhimit.

Në një intervistë me AndroidPIT në nëntor 2018, Presidenti i Biznesit të Konsumatorëve të Huawei, Walter Ji, zbuloi se kompania pritej të sjellte një telefon me një kamerë të pajisur me zmadhim 10x, megjithëse nuk kishte referencë për P30.


TË NGJASHME