HomeLajme

Serialet më të famshme për momentin në Netflix që të gjithë po i shohin

Deri më tani Netflix mbetet sajti më popullor për të ndjekur serialet dhe filmat që janë më në trend. Fama e Netflix duhet thënë se është rritur shumë muajt e parë të 2020-ës për shkak të coronavirusit që po i detyron njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. E duke qënë se duhet të rrinë brenda 4 mureve gjëja e parë që i vjen në mendje të bëjnë….(epo le të themi e dyta se e para është ushqimi) është të shikojnë filma dhe seriale.

Ditëve të fundit filmi ‘Extraction’ është kthyer në të preferuarin e shumë përdoruesve të Netflix. Në të luan Chris Hemsworth e shumë aktorë të tjerë të njohur që interpretuan mjeshtërisht rolet e tyre të vështira.

Për mos t’ju humbur kohë më poshtë ne të ‘GotaNews’ po ju rradhisim 10 show-t që mund të ndiqni në Netflix për këtë javë….nuk do zhgënjeheni mjafton që para jush të keni kokoshka dhe pijen tuaj të preferuar.

1-Outer Banks
2-Ozark
3-Money Heist
4-Unorthodox
5-Waco
6-Breaking Bad
7-Better Call Saul
8-Tiger King: Murder, Mayhem, and Madness
9-Feel Good
10-After Life

Shikim të këndshëm!


TË NGJASHME