HomeSport

“Serie A do të vazhdojë”, Ministri i Sporteve në Itali konfirmon vazhdimin e kampionatit

Serie A është në kaos të vërtetë përsa i përketë ndeshjeve të luajtura. Deri më tani janë shtyrë ndeshjet e javës së kaluar, por edhe dy sfidat gjysmëfinalte të Kupës së Italisë që ishin në program sot dhe nesër.

Deri më tani janë hedhur shumë hipoteza nëse kampionati duhet të ndalet deri në prill apo të luhet me dyer të mbyllura. Shumë ekipe janë kundër shtytjes dhe kanë kërkuar respektimin e garës e me dyer të mbyllura ashtu siç po ndodh në Serie B apo edhe në ndeshjet e UEFA-s.

Ditën e sotme ka folur për mediat në Italia edhe Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora i cili ka deklaruar se kampionati do të vijojë.

“Serie A do të vazhdojë, por të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura për një muaj”, u shpreh Spadafora duke paralajmëruar që kampionati duhet të vazhdojë dhe të mos ndalet. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Legas në Itali që në ditët e fundit ka krijuar një kaos të madh me futbollin italian.


TË NGJASHME