HomeSport

Serie A, përcaktohen datat e sezonit të ri

Ditën e sotme janë përcaktuar edhe datat përfundimtare të nisjes dhe përfundimit të Serie A.

Serie A do të nisë zyrtarisht sezonin e ri më datë 24 gusht dhe do të përfundojë më 24 maj. Kurse Kupa e italisë, do të fillojë më 11 gusht dhe do të përfundojë më 13 maj.

Gjithashtu do të ketë edhe tre raunde në mesjavë, të cilat përkojnë me datat, 29 shtator, 30 tetor dhe 22 prill. Pushimi dimëror do të zhvillohet nga 29 dhjetori deri në 5 janar.

Ndërsa Kupa e Italisë do të zhvillohet në këto data: Raundi i parë: 4 gusht, Raundi i dytë: 11 gusht, Raundi i tretë: 18 gusht, Raundi i katërt: 4 dhjetor, Çerekfinalja: 22 janar, Gjysmëfinalja e parë: 29 janar, Gjysmë-Finalja e dytë: 4 mars, Finalja: 13 maj.


TË NGJASHME