HomeSociale

Sërish alarm për bomba në Gjermani, evakuohen këshillat bashkiakë

Këtë të martë, godinat e Këshillave bashkiakë në 6 qytete të ndryshme në Gjermani, u evakuuan pas disa kërcënimeve për bombë. Sipas raportimeve te mediave vendase, këto paralajmërime janë bërë gjatë natës me emaile.

“Një kërcënim kundër Këshillit të Qytetit Augsburg u bë gjatë natës dhe godina e Këshillit bashkiak u zbraz. Tani ne jemi duke hetuar,” tha policia e qytetit jugor në Twitter.

Mesazhe të tilla të ngjashme u raportuan gjithashtu nga rajonet e policisë në qytete të tjera si,
Neunkirchen, Kaiserslautern, Chemnitz,  Goettingen dhe Rendsburg.

Qarkullimi nëpër qytete është ndërprerë dhe policia është duke vazhduar kërkimet me qen për gjetjen e bombave.

Bashkitë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së sotme, ndërsa njerëzit janë këshilluar që të qëndrojnë larg këtyre godinave. Në janar, gjykatat në tre qytete gjermane morën kërcënime për bombë, por asnjë shpërthim nuk ndodhi.


TË NGJASHME