HomeShowbiz

Sërish bashkë, Maluma fjalët më të bukura për Natalian

Në tetor të vitit që lamë pas, modelja Natalia Barulich konfirmoi ndarjen nga këngëtari i njohur, Maluma.

Ajo tregoi se pavarësisht se e do shumë, ata kanë vendosur të ndahen dhe është koha që të bëjnë pak pushim.

“E dua shumë Maluma-n, por në këtë moment kemi nevojë të qëndrojmë vetë dhe të përqëndrohemi tek rritja në karrierë dhe ajo individuale”, u shpreh Natalia.

Por duket se dyshja nuk ka rezistuar gjatë në distancë dhe kjo foto e postuar nga Maluma tregon se ata janë sërish bashkë.

Këngëtari ka postuar në Instastory një foto ku e uron modelen për ditëlindje dhe fjalët na ngrohën zemrën.

“Gëzuar ditëlindjen një prej grave më të mira që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Mënyra si ti je dhe do janë të pamundura të gjenden në këtë botë” shkruan Maluma.


TË NGJASHME