HomeSociale

Sërish festime në Tiranë! Veliaj zbulon datën dhe jep një mesazh për opozitën

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dhënë sërish një mesazh opozitës, e cila një ditë para festimeve të Ditës së Verës, të cilat ishin shtyrë me 17 Mars, protestoi në Tiranë ku edhe nuk mungoi përplasja e protestuesve me efektivët e policisë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Veliaj bën me dije se të shtunën e 23 marsit do të ketë sërish festime në Tiranë, teksa thekson se kryeqyteti sipas tij nuk i përkulet dhunës.

“Një javë të mbarë të gjithëve! ?? Por, festimet s’kanë mbaruar! Të shtunën, me 23 Mars sërish bashkë për të festuar #BashkiaQeDuam! ? Tirana jo vetëm s’i përkulet dhunës, por mezi pret të nisë 4 vjet të tjera plot punë, dashuri e mirësi për kryeqytetin #Bashke ?#TiranaQeDuam”, shkruan Veliaj.


TË NGJASHME