HomeLajmi i Fundit

Sërish përplasje gjatë aksionit të IKMT në Vlorë

Ka rinisur sot aksioni i IKMT për prishjen e objekteve pa leje në bregdetin Vlorë-Orikum për t’i hapur rrugë projektit Lungomare 2. Por edhe sot aksioni ka nisur me përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe inspektorëve të IKMT e policisë.

Në vend kanë shkuar dhe drejtuesit e IKMT, si dhe në mbështetje të aksionit dhjetëra forca policie.

Mësohet se janë 51 objekte që do të goditen në fazën e parë dhe më pas do të ketë një kualifikim të objekteve me leje.