HomeSociale

Sërish probleme me energjinë elektrike në Tiranë, del jashtë funksionimit autotransformatori 300MW

Tirana vazhdon të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike. Autotransformatori 300 MW në nënstacionin 40kV në Tiranë ka dalë jashtë funksionimi. Dëmtimi i këtij autransformatori, pritet të sjelli probleme të shumta. Brenda harkut kohor të një viti, ky është autotransformatori i dytë që del jashtë funksioni.

Kjo situatë rëndon së tepërmi marrjen e energjisë elektrike nga importi, sidomos në kushtet kur niveli në HEC Fierzë është 271 metra, me prurje në HEC Fierzë 100 metër kub në sekondë (100m3/s). Dy autotransfomratorët janë nga më të mëdhejnjtë e përdorur në Ballkan dhe prishja e tyre është e dyshimtë.

Pasi u dëmtua autotransformatori i parë, në muajin dhjetor OST, hapi tenderin për kompanitë që do të siguronin një tjetër autotransformator. Plot 3 miliardë lekë arriti vlera e këtij tenderi.

Seria e dëmtimeve që po ndodh me asetet e sistemit energjetik, vë në dyshim shkakun e dëmtimeve të këtyre auto-transformatorëve. A vjen kjo si pasojë e pa aftësisë, apo nga keq menaxhimi dhe mos mirëmbajtja e qëllimshme, për të shkuar drejt tenderëve korruptivë ?


TË NGJASHME