HomeSociale

Sërish protesta në sheshin “Skënderbej”, disa të shoqëruar në polici

Mesditën e sotme një tjetër protestë ka nisur nga shoqëria civile kundër masave të ërcaktuara nga qeveria për parandalimin e koronavirusit.

Protesta ka qëllim kundërshtimin e ndryshimeve në kodin penal, duke i cilësua si shkelje e të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë.

Policia ka kërkuar që qytetarët të të largohen, pasi grumbullimi  është konsideruar i paligjshëm, por kjo ka sjellë refuzimin e protestuesve dhe tensionimin e situatës.

Për pasojë policia ka shoqëruar disa persona pjesëmarrës në këtë protestë, ndërsa është vënë re edhe rezistenca e një gruaje, duke refuzuar të hyjë në makinën e policisë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME