HomeKronikë

Sërish rënie, lajme të mira vijnë nga Italia

Në atë që ishte epiqendra e pandemisë COVID-19, në Itali numri i viktimave vazhdon të shënojë rënie. Në 24 orët e fundit numri i viktimave ka rënë në 525, ndërkohë që numri total i tyre është 22.170. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve, ka arritur në 168.941.

Por, lajmet e mira nuk mbarojnë këtu. Edhe numri i të prekurve ka shënuar rënie teksa janë shënuar vetëm 3789 të reja të personave të prekur me COVID-19.

Në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur në Itali në 24 orët ë fundit kanë ndërruar jetë 231 persona, duke e çuar në 11.608 të vdekur. Ndërkohë që në terapi intensive ndodhen 1.032 pacientë dhe të shtruar janë 11. 356.


TË NGJASHME