HomeRajon

Sërish tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet i fuqishëm shkallës  5.3 Rihter ka ndodhur në  orën 7.39 të mëngjesit të sotëm në Kretë.

Sipas Institutit te Gjeodezise, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia eshte në 170 kilometra.

Sipas guvernatorit rajonal të ishullit Stavros Arnooutakis nuk është regjistruar asnjë dëm.

“Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte termet i shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim, “tha Stavros Arnaoutakis.

Ndërkohë që profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i OASP, Efthymi Lekkas ka thënë se “duam kohë për të vlerësuar situatën”.

1
3

TË NGJASHME