HomeLajmi i Fundit

Sërish tërmet në vend, ja epiqendra

Lëkundje tërmeti, kësaj radhe në Verit të vendit. Duket se epiqendra është zhvendosur nga deti Adriatik dhe zona përreth Durrësit, e cila ka qenë tepër aktive prej 21 shtatorit në pjesën Verilindore të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, epiqendra ka qenë 1. 7 km në veri të Shumatit në Dibër, me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 07:26 minuta.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale.

Igjeum

Kujtojmë se më 21 shtator pjesa qendrore e vendit u godit nga një tërmet i fortë i shkallës 5.6 dhe u pasua nga disa goditje të tjera në ditët në vijim. Tërmeti la pas qindra shtëpi e objekte të dëmtuara dhe të plagosur.