HomeLajme

Sërish tërmet në vend, ja ku ishte epiqendra

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë është regjistruar një tjetër tërmet.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton në faqen e vet zyrtare se ka regjistruar një goditje tërmeti në orën 05:25 të mëngjesit të sotëm.

Sipas IGJEUM goditja ka qenë me magnitudë 2.4 dhe për fat të forces së vogël nuk ka shkaktuar asnjë problem.

Epiqendra sipas IGJEUM ka qenë 14 kilometër në Veri të Librazhdit, në një thellësi 6 kilometër.


TË NGJASHME