HomeSport

Sfida delikate ndaj Romës, Inter synon vetëm fitoren

Java e 15-të e Serie, kulmon ditën e sotme me një supersfidë mes Interit dhe Romës. Të dyja ekipet vijnë në ëktë sfidë, me objektiva dhe synime krejtësisht të ndryshme. Interi i drejtuar nga Antonio Conte synon titullin kampion, që mungon prej disa vitësh në shtëpinë zikaltër.

Roma ka si synim kapjen e zonës Champions, edhe pse është shumë e vështirë. Në garë për top 4-shen janë edhe Napoli , Milan dhe rivalët e kryeqytetit, Lazio. Të besuarit e trajnerit Fonseca në 5 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin 4 fitore, e kjo tregon se janë në një formë të mirë.

E gjithë vëmendja në Itali, mbetet te kryendeshja Inter-Roma që starton në 20.45.


TË NGJASHME