HomeSport

Sfida kundër Tiranës, Skënderbeu pa një sulmues të mirëfilltë

Ditën e nesërme, do të startojë java e 22-të e Kategorisë Superiore, ku ndeshja kryesore është ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut. Në 17:00, bardheblutë do të presin në “Air Albania Stadium” ekipin korçar. Miqtë nga Korça do të udhëtojnë me dilema në këtë sfidë, teksa sulmuesi kryesor Blerim Krasniqi duket se nuk do ia dalë edhe për këtë ndeshje. 23 vjeçari kavajas mungon prej disa javësh për shkak dëmtimi, duke bërë që trajneri Ilir Daja të mos gjejë qetësi për majën e sulmit.

Nëse “pyka” kryesore e ofensivës nuk ia del, atëherë stafi teknik i Skënderbeut pritet të eksperimentojë me një “9 fallso” që mund të jetë Gripshi, apo edhe sulmuesi i afruar në janar Belajdi Pusi. Shkodrani ka zhvilluar tre ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke mos gjetur rrugën e rrjetës. Lajm i mirë për “Ujqërit e Dëborës” është gjendja e Dejvi Bregut, me vlonjatin që është stërvitur me grupin dhe do të jetë nën urdhrat e teknikur Daja për ndeshjen deçizive me Tiranën.


TË NGJASHME