HomeSport

Sfida me Andorrën, FSHF publikon çmimet e biletave

Në 14 nëntor, në “Elbasan Arena”, do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për “Euro 2020”. FSHF, ka publikuar edhe çmimet për biletat e ndeshjes.

74607692_2408160499283165_7452808478164254720_o

Kështu, një biletë në tribunën VIP vlen 8000 lekë, ndërkohë 5000 lekë vlen një vend në tribunat B3, A2 dhe A3. Ndërkohë, tribunat A1, A4, B2 dhe B4 kanë çmimin 4000 lekë.

Bileta në tribunat B1 dhe B5 kushton 3000 lekë, ndërsa në tribunën karshi, atë E, bileta kushton 2000 lekë. 1500 lekë kushton bileta në tribunat F dhe D, ndërkohë 1000 lekë në ato G1, G3, C1 dhe C3.

Vetëm 500 lekë kushton një vend në tribunat G2 dhe C2. Biletat mund të blihen pranë dyqanit të FSHF, tek stadiumi “Selman Stërmasi” e “Elbasan Arena”, si dhe online.


TË NGJASHME