HomeSport

Sfida ndaj Teutës, Partizani ndërron stadium dhe synon fitore

Pas disa rezultateve negative, Partizani ka vendosur që ndeshjen e ardhshme kundër Teutës, ta zhvillojë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në impiantin e ri, “Air Albania Stadium”, Partizani ka dështuar të marri fitore dhe për të thyer këtë ecuri negative është zgjedhur stadiumi tjetër.

Trajneri Sormani ka zhvilluar ditën e djeshme seancën stërvitore anti-Teuta, ku është vënë re edhe kthimi në fushë i Deian Boldor. Me Eneo Bitrin i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq në derbi dhe Trashi i dëmtuar, Boldor pritet të jetë në formacion, ndërsa në fazë rikuperimi është ende mesfushori Bruno Telushi.


TË NGJASHME