HomeSport

Sfida ndaj Tiranës, Kukësi “zhvendos’ ndeshjen në stadiumin fatsjellës

Kategoria Superiore do të dhurojë një sfidë të zjarrtë të premte, teksa në orën 18:00 Kukësi do të presë Tiranën. Ndeshja e javës së 23 është deçizive për të dyja skuadrat, me dy ekipet e kreut që do të përballen mes tyre.

Kuksianët kanë zgjedhur stadiumin e sfidës, duke e spostuar ndeshjen në “Air Albania”. Ndeshja më e rëndësishme e javës, ka marrë edhe vëmendjen më të madhe duke u programuar në impiantin e ri modern. Kujtojmë se kuksianët kanë zhvilluar sfidën me Partizanin në “Air Albania”, duke e fituar këtë të fundit me rezultatin 1-0. Kukësi e sheh impiantin e ri si fatsjellës, duke spostuar edhe Tiranën në stadiumin modern.


TË NGJASHME