HomeSport

Sfida ndaj Tiranës, Shpëtim Duro dhe Kukësi synojne 3-pikët

Kukësi do të luajë “finalen” e parë këtë sezon ndaj Tiranës në “Air Albania”. Të dyja klubet ndodhen njëra pas tjetrës në renditje me diferencë vetëm 1 pikë dhe sfida e nesërme pritet të jetë vendimtare për të dyja skuadrat. Kukësi shkon më i avantazhuar në sfidën e nesërme, teksa i kanë mposhtur bardheblutë në dy takimet e këtij sezoni, ndërkohë që për teknikun Duro grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë.

Gjatë seancave stërvitore për verilindorët janë rikthyer në gjendje optimale edhe kapiteni Besar Musolli, po ashtu edhe Eduard Rroca. Me një grup të plotë, tekniku Duro e ka më të lehtë të bëjë llogaritë, ndërkohë që me Tiranën pritet të hedhi në fushë një formacion ofensiv. Treshja Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj, pritet të mbështetet nga Rroca, Musolli e Limaj. Ndërsa prapavija do të mbulohet nga Teqja, Obanor, Musta dhe Maliqi.


TË NGJASHME