HomeLifestyle

Sfidat e modës që u ‘shpikën‘ gjatë karantinës

Nëse ka qënë një periudhë kur njerëzit janë bërë më kreativë padyshim që karantina e 2020-ës mban vendin e parë.
Kur vjen puna te moda, kreativiteti është edhe më i madh. Fustanet me jastëk u bënë trendi më i madh i karantinës që u kthye edhe në sfidën më të famshme të rrjeteve sociale.

Ndërsa tani njerëzit kanë gjetur një trend tjetër të modës në kushte karantine. Fustane të bërë nga çantat e blerjeve. Plastike apo karton, pak rëndësi ka, mjafton të kesh fantazi dhe të bësh kombinimin e duhur.

Pasi të keni bërë fustanin tuaj, shkrepni një foto dhe shpërndajeni në rrjetet sociale me hashtagun #ShoppingBagChallenge dhe #PaperBagChallenge.
Canta juaj mund të mos jetë firmë, mjafton të jeni pak kreativë dhe do pëlqeheni nga ndjekësit tuaj.


TË NGJASHME