HomeLifestyle

Sfilatat e Guccit do të anulohen përgjithmonë

Industria e modës do të ndryshojë dhe këtë e ka vënë re drejtori artistik i Gucci-t.
Alesandro Michele ka vënë re se pandemia ka sjellur shumë ndryshime në botë dhe mes njerëzve ndaj ka vendosur diçka shumë të rëndësishme për bandin e njohur Gucci-n.
Teksa qëndronte në shtëpinë e tij në Romë, Michele ka marrë një vendim të rëndësishëm. Nuk do të ketë më shfaqje sezonale për të prezantuar koleksionet e Gucci-it.

Unë do të braktis ritualin e lodhshëm të shfaqjeve sezonale për të filluar një kadencë të re, më afër qasjes sime. Do të takohemi vetëm dy herë në vit, për të prezantuar kapitujt e një historie të re,” shkroi ai duke premtuar një “univers ndryshe”.

Me fjalë të tjera, Gucci do të braktisë shfaqjet para-sezonale si edhe sfilatat e koleksioneve pranverë/verë dhe vjeshtë/dimër. Na vjen keq për ju që mezi i prisnit këto sfilata.


TË NGJASHME