HomePolitikë

Shahini: Synimi ynë kryesor ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve

Ndërkohë që është vendosur hapja e shkollave dhe mësimi nëpër klasa, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) kanë vijuar konsultime të ndryshëm mbi masat e ndërmarra deri më tani me qëllim krijimin e kushteve të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë vitit të ardhshëm shkollor.

Ministra e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar bashkë me Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit apo organizatat e ndryshme po punojnë për të siguruar kushte sa më të sigurta në shkolla.

Shahini thotë se qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve në mësim ndaj COVID-19.

Statusi i Besa Shahinit!

Qëllimi kryesor për vitin e ri shkollor, është ruajtja e shëndetit të nxënësve, prindërve e mësuesve, gjatë zhvillimit të procesit mësimor në shkollë.

Zëvendësministrja Nina Guga, drejtorët Zamira Abazi Gjini, Selman Hodaj dhe Gerti Janaqi, vijuan konsultimet me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, sindikatat e arsimit dhe organizata të ndryshme – me qëllim krijimin e kushteve sa më të sigurta në ambientet e shkollës dhe mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.


TË NGJASHME