HomeSociale

Shahini: Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 korrik

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik pasi nuk mund të injorohej kërkesa e 11 nga 12 rektorëve.

Gjithashtu ajo theksoi edhe faktin se me heqjen e kufizimeve pedagogët e studentët janë të ftuar për të votuar.

Shahini shton se Ministria e Arsimit në këtë rast ka rol ceremonial dhe universitetet janë të lira dhe gati për të organizuar vetë zgjedhjet. Sipas saj MAS vetëm shpall datën e zgjedhjeve të kërkuar nga rektorët si dhe i çon Presidentit emrat e fituesve nga gara.

Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve. Dua që në këtë interpelancë të flas për rolin e MAS por është shumë i limituar. Universitetet janë autonome dhe janë në gjendje të zhvillojnë vetë zgjedhjet. Shteti garanton autonominë dhe lirinë e tyre. Prandaj e vesh MAS-in vetëm me detyrën e dërgimit të Presidentit vetëm të kandidatëve fituesë. Por themelimi i KIZ apo të Apelit u takon Universitetit. Në 2016 në zgjedhjet e para të mbajtura pas hyrjes në ligjin për arsimin e lartë, MAS kishte një rol më të madh pasi nuk ishin organizuar. MAS ka funksion ceremonial që ja kanë deleguar institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.

Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.

Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë.”tha Shahini.


TË NGJASHME