HomeShowbiz

Shakira s’do të martohej kurrë me Pique

Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbiz-it, të cilët janë bashkë që prej vitit 2011.

Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve, ndërsa në postimet e tyre në rrjete sociale kanë treguar vazhdimisht se janë një familje tepër e lumtur.

Mirëpo, Shakira dhe Pique nuk janë kurorëzuar me martesë dhe këngëtarja as që ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë.

Kjo për arsye se i frikësohet martesës dhe idesë që do të jetë ‘bashkëshortja’ e tij.

“Martesa më tremb shumë. Nuk dua të më shikojë si grua. Preferoj të më shikoj si e vajza e tij, si e dashura. Pak a shumë si ‘fruti i ndaluar.’- rrëfeu këngëtarja gjatë një interviste.

Gjithashtu, ajo rikujtoi fillimet e saj me futbollistin dhe përshtypjen e parë, pasi nuk e njihte se kush ishte ai.

“Unë nuk kam qënë ndonjëherë tifoze futbollli dhe nuk e dija se kush ishte Pique. Por kur e pashë në video mendova: “Qenka shumë i bukur”. Më vonë dikush na prezantoi.”- ka treguar Shakira.


TË NGJASHME