HomePolitikë

Shalsi: Kolegji Zgjedhor merr atributet e Gjykatës Kushtetuese

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi për emisionin “tempora” në RTV Ora sqaroi se vendimit të Presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, i jepet fjala e fundit nga Gjykata administrative dhe Kolegji Zgjedhor, i fundit ky që merr atributet e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë nga biseda në studio: 

Meço: Kush e garanton një vendim të Presidentit kur ai e ka natyrën legjislative? Kush e jep fjalën e fundit? 

Shalsi: Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2017 që thotë: ‘Kemi një akt administrativ individual, i cili mund të apelohet në Gjykatën administrative, ose në rastin konkret, meqënëse kemi të bëjmë me një proces zgjedhor, në Kolegjin Zgjedhor. 

Meço: Pra është çuar në Gjykatë Kushtetuese. 

Shalsi: Koligji Zgjedhor merr në rastin konkret atributet e Gjykatës. Gjykata Kushtetuese në rast se do lexoni me kujdes vendimin. 

Meço: Një forcë politike ka goditur vendimin dhe e ka cuar në Gjykatë Kushtetuese. 

Shalsi: Cfarë thotë Gjykata Kushtetuese? Thotë që nuk mund të shprehemi për akte administrative individuale. Raste të tilla mund të shkojnë pranë Gjykatës administrative ose në rastin Konkret në Kolegjin Zgjedhor.

I pyetur nëse do të votojnë të enjten për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, nuk dha një përgjigje të prerë, por ftoi qytetarët të ndjekin seancën parlamentare.P

Shalsi: Duhet ta ngrejmë nivelin e debatit në realisht çfarë nuk shkon  në Shqipëri. Sepse realisht ato që po thuhen nëpër banaqe nuk janë ato që po shqetësojnë shqiptarët. Ndaj kriza është e stisur.

Meço: Jua lëmë shqiptarëve që ta thonë atë që i shqetëson. Do ta kërkoni shkarkimin e Ilir Metës të enjten.

Shalsi: Ditën e enjte kemi parashikuar një mocion me debat. Është caktuar një minutazh i caktuar ku forcat  në mazhorancë dhe opozitë, do të flasin.

Meço: Ju do të nisni procedurat si mazhorancë për shkarkimin e presidentit të Republikës, ditën e enjte,. Po apo jo?

Shalsi: Duroni deri të enjtën. Ndiqni seancën parlamentare të së enjtës. Do keni kohë të kuptoni edhe se çfarë do bëhet. E rëndësishme është që duhet të flasim për reformën në drejtësi.


TË NGJASHME