HomePolitikë

Shalsi komenton deklaratën e Metës: Nuk e përfaqëson më unitetin kombëtar

Kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi është shprehur se presidenti Meta nuk e fsheh më që është kryeari i opozitës. Sipas tij, Meta u shfaq i çoroditur në konferencën e sotme, për shkak se nuk i doli skenari për dhunë më 30 qershor.

Ndërsa referuar krahasimit që presidenti bëri me Avni Rustemin, Shalsi tha se janë njëlloj me deklaratat e disa muajve më parë, se ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Allende.

Ilir Meta sot ishte i çoroditur. E gjithë gjendja shpirtërore e tij ishte e tronditur. Ka muaj që angazhohet, tani nuk e fsheh më që është kreu i opozitës. Atij i dështoi skenari që kishte marrë përsipër. 30 qershori nuk rezultoi siç thoshin ata, por një ditë e qetë ku u tregua qetësi.

Kemi një President që me qëndrimet e tij sa kontradiktore, që e asocioi veten njëherë me Allenden, sot ka përmendur disa figura të shquara të kombit, e bën vetëm për konferencë, pra nuk e meriton të jetë aty ku është, nuk e përfaqëson më unitetin kombëtar. Para kësaj duhej të largohej nga posti i Presidentit. Njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”
, u shpreh Shalsi.


TË NGJASHME