HomeSport

Shanset për kualifikim/ Edy Reja: Shpresoj të dënohet Turqia

Që Shqipëria të riktheht në ‘valle’ për një kualifikim në “Euro 2020”, tekniku Edy Reja shpreson për dënimin e Turqisë, pas episodeve në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën. Në një intervistë të dhënë për “Radio Sportiva”, tekniku italian nuk e fsheh mendimin dhe dëshirën e tij që ekipi Kombëtar të ketë edhe një tjetër shans pasi sipas tij, e meritojnë. Reja, gjithashtu ka folur edhe për disa lojtarë të Kombëtares, për Strakoshën, Manaj e Kumbullën. Për këtë të fundit Reja thekson, se ndihet me fat që Italia nuk e ka thirrur më herët në Kombëtaren axurre.

“Për ne shkoi keq për ne në Turqi sepse ndeshjen e humbëm në minutën e 90-të për shkak të një budallallëku, por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë. Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.

“Në lidhje me Strakoshën, më duhet ta vlerësoj situatën. Kemi edhe Berishën, ndaj jemi të mbuluar për portën. Është e vështirë të vendosësh. Në fund të këtij cikli do të bëjmë vlerësimet e duhura. Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë. Manaj po kthehet: Më kishin thënë që ishte pak gjaknxehtë, por përkundrazi, po vë re një impenjim të madh dhe po mrekullohem. Atij i kërkoj të sakrifikojë në fushë dhe e në mënyrë konstante, ndaj jam i lumtur. Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe të maturohet, pasi është 22 vjeç”, është shprehur tekniku italian Reja.


TË NGJASHME