HomePolitikë

“Shantazh ndaj Ramës dhe gjyqtarëve?”- Flet Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për pretendimet e opozitës se ka kërcënuar dhe shantazhuar gjyqtarët, madje dhe kryeministrin Rama.

Por Tahiri në reagimin e tij ka thënë se ai ka vetëm të vërtetën e tij dhe se nuk ka punuar 4 vite në krye të Ministrisë së Brendshme  për t’ua futur të tjerëve.

“Pse nuk pyesni opozitën që bëri akuzuat? Më pyesni mua për të thënë a janë të vërteta akuzat e opozitës.

Është fyese kjo që bëni sikur unë kam kërcënuar të tjerët me materiale, sikur kam punuar në 4 vite për t’ua futur të tjerëve.

Unë s’kam punuar për të mbajtur letra në xhep për të kërcënuar të tjerët. Është fyese kjo që ju mendoni. Ta kenë bërë aq baltë sa që të kërcënohen nga unë? Unë se di kështu…

Kërkoni që opozita të vërtetojë akuzat, e dinë ata se e kanë bërë vete, prandaj mendojnë që e kam bërë dhe unë. Unë kësaj rruge i shkoj vetëm me të drejtën time përpara”, ka thënë Saimir Tahiri.

Duke ritheksuar se rrugës së drejtësisë i shkon i vetëm dhe pa asnjë mbështetje, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shuar kureshtjen e medias, nëse ka marrë apo jo një mesazh nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit të dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Ai ka thene shkrurt “fare”, duke shtuar se e rendesishme per te eshte t’i shkoj deri ne fund rruges se drejtesise per te verteten e tij, dhe ne kete perballje eshte i vetem.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë reagim pas vendimit, a keni marrë ju mesazh nga Rama?

Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua a ka folur kryeministri apo jo, duhet të pyesni… fare dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përballë kjo është më e rëndësishme, si keni kureshtje për cdo gjë vec vendimit të gjykatës, këtë nuk e kuptoj


TË NGJASHME