HomeSport

Shaqiri i dëshpëruar nga eliminimi në FA Cup, tani kërkon përqendrim në Premier Ligë

Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është i dëshpëruar pas humbjes 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers pasi kështu Reds u eliminuan nga FA Cup.

Shqiptari i siguron tifozët se tentuan deri në fund, por tani kjo është një kapitull i mbyllur dhe që duhet të fokusohen në Premier Ligë.
“Natyrisht që jemi të dëshpëruar pasi kemi humbur, por mendoj se nuk e kemi merituar këtë rezultat”, ka thënë Shaqiri për Liverpoolfc.com.
“Tentuam të rikthehemi. Tentuam gjithçka deri në fund dhe ju nuk mund të thoni se nuk provuam deri në minutën e fundit. Kemi provuar gjithçka”.

“Në disa raste të duhet fat dhe gjuajta e lirë ishte shumë e pafat”.

“Kishim shumë lojtarë të rinj dhe të tjerë që nuk kanë luajtur për një kohë të gjatë. Ne dëshiruam të fitojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje në raundin tjetër, por FA Cup është e tillë: Humbet ndeshjen dhe je jashtë”.

“Tani e mbyllim këtë ndeshje dhe shikojmë Premier Ligë”, ka shtuar Shaqiri.


TË NGJASHME