HomeShowbiz

Shawn Mendes dhe Camila Cabello tregojnë se po zbatojnë distancimin social

Shawn Mendes dhe Camilla Cabello janë distancuar nga çdo kontakt social me njerëz të tjerë.

Çifti u shfaq në një video live nga Instagrami duke luajtur muzikë për fansat e tyre dhe duke treguar se me çfarë janë marrë këto ditë që kanë qenë të izoluar për shkak të virusit.

Deri tani konfirmohen 15.650 raste të infektuar me virus në Shtetet e Bashkuara.

Mendes, 21 vjeç dhe Cabello, 23 vjeç e filluan videon live me këngën “Kiss me” të Ed Sheeran dhe më pas patën komunikim me fansat duke I pyetur se si i kanë kaluar këto ditë.


Gjatë bisedës në videon live ata gjithashtu kishin edhe një sugjerim për fansat, të shikonin filmat e Harry Potter, nga fillimi deri në fund “kështu duhet bërë” tha Mendes duke treguar se kjo ishte një mënyrë e mirë për të kaluar kohën këto ditë pasi edhe ata vetë po bënin të njëjtën gjë në këto momente ku pothuajse e gjithë bota është e izoluar.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME