HomeSociale

SHBA blindon FA, Moses-Ones: Shqipëria, lider në Ballkan

Një tjetër dhuratë është bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë. Bëhet fjalë për plot 37 mjete të blinduara kundër pritave ose kurtheve të minuara, që do të përdoren nga strukturat ushtarake, në kuadër të mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, LeylaMoses-Ones, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku, ishin personat që morën pjesë në dorëzimin e mjeteve të blinduara. Këto mjete janë të markës
“InternationalMaxxPro MRAP” (Mine Resistant Ambush Protected).

Ministrja Xhaçka, u shpreh: “Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri, si për vendin tonë, ashtu dhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë, si dhe po rrisin dita-ditës performancën e tyre gjatë ushtrimit të detyrave. Mjetet do të rrisin sigurinë e personelit, sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, që konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ”.

LeylaMoses-Ones, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në vendin tonë, vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e konsiderojnë jo vetëm në favor të Shqipërisë, por edhe të aleancës.

Gjatë fjalimit të mbajtur, ajo tha: “Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO, që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull sesi Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin aktual, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë, ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë”.

37 mjetet e blinduara janë pjesë e paketës së ndihmës së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura. Përveç se janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, këto mjete, gjithashtu kanë një ekuipazh prej 3 deri në 7 ushtarakë.


TË NGJASHME