HomePolitikë

SHBA, demokratët gati për debatin e dytë presidencial

Në Shtetet e Bashkuara, të martën dhe mërkuren mbahet raundi i dytë i debateve të kandidatëve demokratë për president. Debatet zhvillohen këtë herë në qytetin e Detroitit.

Partia demokrate ka 20 pretendentë për garën presidenciale, të cilët pritet që në debat të theksojnë idenë se janë shpresa e partisë së tyre për ta mundur Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në secilën ditë në debat do të marrin pjesë nga 10 kandidatë demokratë. Pas 6 muajsh zhvillohet gara brenda partisë për të emëruar kandidatin e Partisë Demokrate, i cili do të përballet me kandidatin e vetëm të Partisë Republikane, Presidentin Donald Trump.

Debatet zhvillohen në skenën e një Teatri të Detroitit, në shtetin Miçigan, që është zemra e industrisë së makinave të vendit.

Debatet këtë herë do të transmetohen dreejtpdrejt nga CNN-i. Pritet që kandidatët më të dobët të skualifikohen për debatin e ardhshëm të Partisë Demokrate, që mbahet në mesin e shtatorit. VOA


TË NGJASHME