HomeLajme

SHBA/ Emergjencë shëndetësore pas përhapjes së fruthit

Kryetari i New York-ut, Bill de Blasio, ka shpallur një gjendje emergjente shëndetësore pas përhapjes së shpejtë të fruthit.

Zona me e rrezikuar ka qenë Brooklyn, ku ka patur mbi 285 raste të prekurish nga fruthi që në tetor.
“Nuk mund të lejojmë që kjo sëmundja e rrezikshme të rikthehet këtu në NewYork. Kemi një situatë në të cilën fëmijët janë në rrezik. Duhet ta marrim seriozisht”,- ka thënë de Blasio në një konferencë.

Është dhënë urdhër që të gjithë njerëzit që nuk janë vaksinuar duhet ta bëjnë patjetër, përndryshe do të gjobiten.





TË NGJASHME