HomePolitikë

SHBA heq sanksionet ndaj kompanive të aleatit të Putinit

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka hequr sanksionet në tri kompani të lidhura me manjatin rus, Oleg Derispaska, i cili njihet si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.

Heqja e masave ndaj gjigantit Rusal më pas kompanive, En+ and EuroSibEnergo ka ndodhur pasi Deripaska është larguar nga pozitat që ka pasur në këto ndërmarrje.

Manjati është i lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.


TË NGJASHME