HomePolitikë

SHBA i jep Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë, mësoni arsyen

Ambasadorja Yuri Kim ka bërë me dije se SHBA i jep Shqipërisë edhe 900 mijë dollarë për të luftuar ndaj koronavirusit.

Ajo tha se këto para do të shkojnë për laboratorët spitalorë, gjurmimin e rasteve si dhe dhe asistencë teknike.

Më tej Kim theksoi se SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.

STATUSI NGA YURI KIM

SH.B.A. po i ofron Shqipërisë $ 900 mijë dollarë shtesë për koronavirusin, duke sjellë në total 2 milion dollarë për laboratorë, gjurmim të rasteve dhe asistencë teknike. Kjo në total shkon në 700 milion dollarë asistencë për Shqipërinë që nga viti 2000. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME