HomeLajme

SHBA/ Ish-agjenti i CIA-s pranon se ka spiunuar për Kinën

Një ish-agjent i CIA-s e ka pranuar se i ka bartur Kinës sekrete amerikane në fushën ushtarake dhe të inteligjencës, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë, në rastin e tretë të tillë brenda më pak se një viti.

Jerry Chun Shing Leeut (54) i ishin qasur më 2010, dy zyrtarë kinezë të inteligjencës, që ia kishin ofruar 100.000 dollarë dhe kujdesin e duhur “për jetën”, në shkëmbim të informatave që i kishte siguruar teksa ishte oficer i CIA-s, sipas deklaratës së Departamentit të Drejtësisë. Lee ishte larguar nga CIA më 2007 dhe ishte zhvendosur në Hong Kong, raporton Reuters, përcjell “Koha Ditore”.

Qindra mijëra dollarë rrjedhimisht ishin paguar në xhirollogarinë personale bankare të Leeut, në periudhën ndërmjet viteve 2010 dhe 2013, sipas deklaratës.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm amerikan për Siguri amerikane, John Demers ka thënë se ishte ky rasti i tretë brenda më pak se një viti, në të cilin një ish-oficer amerikan i inteligjencës e ka pranuar fajësinë apo është shpallur fajtor për konspiracionin për t’i bartur Kinës sekrete të mbrojtjes.

“Secili prej këtyre rasteve është tradhti tragjike e shtetit dhe kolegëve”, ka thënë ai.

Burimi: koha.net


TË NGJASHME