HomeShëndeti

SHBA-ja dhe Australia kanë gati vaksinën ndaj koronavirusit

Kompania amerikane “Moderna” ka njoftuar se ka dërguar pakon e parë të vaksinës eksperimentale mRna-1273, tek Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. Pra, mundësia për një vaksinë kundër koronavirusit bëhet më e afërt.

Kështu, pritet të nisë faza e parë e eksperimenteve klinike ndaj një numri të caktuar personash. Vaksina bazohet në një prej teknologjive më të avancuara që janë të disponueshme sot, e cila shfrytëzon sekuencën e materialit gjenetik të koronavirusit, acidin ribonukleik.

Eksperimenti klinik pritet të nisë me 20 ose 25 vullnetarë, në fund të muajit prill, siç raportojnë mediat amerikane, ndërsa rezultatet e para do të jenë gati mes korrikut dhe gushtit.

Ndër të tjera, Australia ka përfunduar eksperimentin në laborator të një vaksine kundër Covid-19, e cila është krijuar në vend. Lajmin e dha një ekip shkencëtarësh në universitetin e Queensland, të cilët po nisin eksperimentin te kafshët.


TË NGJASHME