HomePolitikë

SHBA-ja dhe Kina rifillojnë negociatat tregtare

SHBA-ja dhe Kina do të rimarrin bisedimet tregtare javën e ardhshme në Shanghai, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer do të udhëtojnë për në Shanghai për të vazhduar bisedimet më 30 korrik”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Grupi kinez do të drejtohet nga zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Mnuchin ishte optimist, por theksoi se ka shumë çështje mbi të cilat duhet të punohet, sipas disa komenteve të bëra për televizionin CNBC.

Ky takim dy ditor përbën negociatat e para direkte mes dy vendeve që prej bllokimit të bisedimeve në muajin maj.


TË NGJASHME