HomePolitikë

SHBA-Kinë, nënshkruhet faza e parë e marrëveshjes tregtare mes 2 vendeve

Sot, në Shtëpinë e Bardhë është nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëskryeministri kinez Liu He “faza e parë” e marrëveshjes tregtare mes dy vendeve.

Ju kujtojmë se mes tyre u arrit një marrëveshje e pjesshme në dhjetor, e konsideruar si një hap para në normalizimin e marrëdhënieve tregtare.

Sipas paktit, Uashingtoni ra dakord të anulojë disa tarifa të reja dhe të zvogëlojë të tjerat, dhe Kina tha se do të blinte më shumë produkte bujqësorë në SHBA. Po kështu, marrëveshja përfshin disa reforma në politikat e Kinës për pronësinë intelektuale dhe transferimin e teknologjisë.

Beteja tarifore midis SHBA dhe Kinës ka shqetësuar investitorët, të cilët kanë frikë se do të vazhdojë të dëmtojë rritjen ekonomike. Presidenti Trump tha në një postim më 31 dhjetor se ai pret të udhëtojë në Pekin për të filluar bisedimet për “fazën e dytë”.


TË NGJASHME