HomeShowbiz

SHBA, Melania Trump i nënshtrohet operacionit në veshkë

Zonja e parë Melania Trump iu nënshtrua të hënën një operacioni në veshkë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed pranë Uashingtonit, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

Procedura kaloi me sukses dhe nuk pati komplikime por kërkonte kujdes mjekësor, tha zyra e saj, duke shtuar se fjala ishte për një gjendje beninje.

“Zonja Trump ndodhet në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed dhe mund të qëndrojë aty gjatë javës”.

Zonja Trump, 48 vjeç, është zonja e parë amerikane prej shumë dekadash që i nënshtrohet një procedure të tillë serioze gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë.

“Po shkoj të takon Zonjën e Parë në Walter Reed Medical Center. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme. Faleminderit të gjithëve”, – shkruan Trump në “Twitter”.

Hera e fundit që gruaja e një presidenti amerikan në detyrë është operuar, ka qenë tetori i 1987-ës, kur Nancy Reagan iu nënshtrua një mestectomie. Duke shkuar pas në kohë, Rosalynn Carter, në prill 1977 u operua për të hequr një modul në gji, ndërsa në shtator 1974, edhe Betty Ford iu nënshtrua një mestectomie për një tumor në gji/gazeta-shqip.com


TË NGJASHME