HomePolitikë

SHBA, Mnuchin: Diskutimet tregtare me Kinën po bëhen produktive

Negociatat tregtare mes SHBA-së dhe Kinës këto dy ditët e fundit në kryeqytetin europian Uashington kanë qenë produktive, konfirmoi sot sekretari amerikan i Thesarit.

Mnuchin nuk ka dhënë asnjë detaj për bisedimet apo rezultatet e mundshme të bisedimeve.

Presidenti amerikan shfaqi sot optimizmin e tij për negociatat tregtare me Kinën, që po zhvillohen në kryeqytetin amerikan, duke përmendur një atmosferë të ngrohtë.

“Gjëra të mira po ndodhin në negociatat tregtare me Kinën”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter.//ATSH


TË NGJASHME