HomeRajon

SHBA ndalon pajisjet e avionëve F-35 në Turqi

Ndërkohë që Turqia vazhdon instalimin e sistemeve raketore ruse, pavarësisht këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara për të hequr dorë, vjen reagimi i parë i qeverisë së SHBA-së.

Një zëdhënës i Pentagonit njotoi ndalimin e furnizimit të Turqisë me materiale pajisjeje për avionët luftarakë F35, që nevojiten për t’u përgatitur për ardhjen e avionit “të fshehtë”.

Për sa kohë qeveria turke nuk heq dorë nga sistemi i mbrojtjes ajrore ruse, S-400, furnizimet dhe aktivitetet e tjera lidhur me avionët F35 do ta ndalen, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së SHBA. E kemi bërë të qartë, se blerja e sistemit S-400 është e papranueshme për ne. Ky është hapi i parë konkret i SHBA që ndërpret furnizimin për aleatë të NATO-s. Pentagoni theksoi në të njëjtën kohë, se dialogu për këtë po vazhdon. Kurse nga pala turke nuk ka prononcime.



TË NGJASHME