HomeBotë

SHBA: Nxënësja me sindromën Down zgjidhet Mbretëresha e Mbrëmjes në një shkollë të mesme

Të bëhesh mbretëresha e mbrëmjes në një shkollë në Amerikë është ëndrra e të gjitha vajzave adoleshente. Meqenëse mbretëresha e mbrëmjes cilësohet si e veçantë, e tillë është përzgjedhur ajo në një shkollë të mesme në Louiziana, SHBA.

Për herë të parë në një shkollë, përkatësisht në të mesmen  ‘St. Amant High School’, titullin e ka fituar një vajzë me Sindromën Down.

Skye Lemay fitoi me ndihmën e mikes së saj Delaney Inabet, e cila i vendosi emrin në listën e kandidateve.

Padyshim që fitimi i çmimit i shkaktoi një emocion të veçantë Skye Lemay-t. Ajo u përlot kur u shpall ‘Mbretëreshë’ para të gjithë nxënësve.

Gjatë fjalimit përmbyllës, ajo falenderoi miken e saj për përzemërisë dhe këmbënguljen për ta bërë pjesë të konkursit.


TË NGJASHME