Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

SHBA/ Paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Pentagoni thotë se të ardhurat nga fushat e naftës në veri-lindje të Sirisë – që mbrohen nga forcat e SHBA-së – do të shkojnë për luftëtarët aleatë kurdë dhe jo në arkat e Uashingtonit.

“Të ardhurat nuk do të shkojnë në SHBA, ato do t’i shkojnë SDF-së”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke iu referuar Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.

Qëllimi është që të lejojmë SDF-në të ketë “aftësinë për të punuar në ndërtimin e forcës së tyre në fushatën për zhdukjen e ISIS-it”, shtoi Hoffman, duke përdorur një emër alternativ për grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS).

“Kështu po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta”, ka thënë ai.

SDF-ja ka qenë një aleat kryesor dhe ka marrë mbështetje ushtarake në luftën kundër IS-it në rajonin sirian afër kufirit turk.

Admirali amerikan, William Byrne, tha se kur militantët kontrollonin fushat e naftës në vitin 2015, ata ishin në gjendje të fitonin rreth 1.5 milionë dollarë në ditë, për të ndihmuar në financimin e sulmeve në vend dhe jashtë tij.

“Ne thjesht nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai.

Turqia nisi një ofensivë kundër forcave të drejtuara nga kurdët, më 9 tetor, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po tërhiqte pjesën më të madhe të trupave amerikane nga Siria verilindore. Megjithatë administrata e Trumpit ka thënë se disa trupa do të mbeten për të ndihmuar që resurset e naftës të mos bien në duart e militantëve të IS-is./rel

Related posts

Real Madrid i pandalshëm në merkato, synon dyshen Mbappe-Neymar

igligota

Krizë në qeverinë italiane, Salvini dhe Di Maio thonë ‘jo’

Mila

“Euro 2020”, Challandes risi në listën e Kosovës

igligota
Na Kontaktoni!